Ekipi kombëtar i boksit ka udhëtuar për në Kosovë në një turne ndërkombëtar. Aktiviteti “Adem Jashari” mbahet për të 19 vit rradhazi. Ekipi kombëtar u përfaqësua nga 4 boksier, ku boksieri i ekipit të Teutës, Ardit Murja, 56 kg arriti të ‘rrëmbejë’ medalje ari.

Murja në ditën e parë të aktivitetit, dominoi kundër kampionit maqedonas, ndërsa në finale kundër kampionit të Kosovës.

Ardit Murja prej 10 vitesh është pjesë e ekipit të Teutës në boks ku stërvitet nga tranjerët Jani Nano dhe Enton Kikrri, para një muaji ai u shpall kampion i Shqipërisë dhe në kampionatin  e fundit, “Boksier i prespektivës”.

Pas tre ditësh Murja do të udhëtojë drejt Maqedonisë, në një tjetër turne ndërkombëtar, “Gongu Artë”.