Ndërkohë që brenda sallës së Parlamentit dy figura të rëndësishme të LSI-së, deputeti Luan Rama dhe kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzojnë qeverinë e Ramës si qeveri të lidhur me krimin, jashtë sallës atmosfera mes LSI-stave dhe socialistëve duket shumë më paqësore.
Panorama ka publikuar një foto të Petrit Vasilit dhe Luan Ramës të cilët shihen duke pirë kafe dhe shkëmbyer batuta me dy deputetët socialistë, Musa Ulqini dhe Paulin Sterkaj.
Mbase mund t’u duken më pak përgjegjës, meqë asnjëri prej tyre nuk ka qenë ndonjëherë ministër!





