Shërbimi Ajror Kombëtar i Policisë ka kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e një gruaje misterioze me emrin Sue, emri i së cilës u gdhend në një fushë të një fermeri në Angli, ditën e enjte.
Sipas The Oxford Mail policia e ka gjetur këtë vepër kolosale të dashurisë në orën 08.50 të orës lokale të enjten. Përpjekjet e para në gjurmimin e “Sue” dështuan, kështu që shërbimi policor përdori Twitter-in për të kërkuar ndihmë.
Ashtu siç pritej, janë ngritur spekulime se kjo mund të ishte një mënyrë të bërë publicitet ose një mesazh i çuditshëm nga një racë aliene. Megjithatë, vetëm disa orë pasi policia kërkoi ndihmë, një komani lokale në Oxfordshire zbuloi se kjo ishte thjesht një gjest dashurie, i bërë nga një burrë për gruan e tij.
Shkronja “x” bashkëngjitur me emrin, që në fakt do të thotë puthje, fillimisht u konsiderua nga detektivët si një sinjal që kishte qëllime marketingu, duke i bërë ata të besojnë se bëhej fjalë për kompanisë Suex.
Përveç faktit që ky gjest ka bërë bujë të madhe në media, dhe përfshirjes së policisë, mbetet një nga shfaqjet më mbresëlënëse të dashurisë.





