Pavarësisht pezullimeve dhe ndëshkimeve, sërish Teuta nuk arrit te fitorja, teksa u ndal në barazim 1-1 me Laçin. Skuadra e Maganit edhe këtë herë kaloi e para në avantazh, me anë të mbrojtësit Dediç, por laçjanët barazuan vetëm 4 minuta më pas me anë të Nikës.

Teuta kërkoi me ngulm fitoren, por nuk arriti të dërgojë sërish topin në rrjetë, ndërsa Laçi i Mezanit u mbrojt mirë dhe tentoi disa herë me anë të kundërsulmeve. Në fund përfundoi 1-1, një rezultat qe i shkon më shumë përshtat lojës së zhvilluar në fushë.

Teuta kaloi një javë aspak të qetë, teksa fillimisht dha dorëheqjen trajneri Magani, por më pas ky vendim u refuzua nga presidenti Hasanbelliu.

Gjatë javës, klubi mori një sërë masash ndaj futbollistëve, që kulmuan me përjashtimin e mesfushorit Albi Dosti.