Një kamion që ka ndaluar, një dhi që ecën në mes të autostradës dhe disa makina që vijnë nga pas e ndalojnë për të respektuar kafshën.
Kjo është situata që ka ndodhur sot në autostradën pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
“JOQ” që ka publikuar videon e ka përshkruar me fjalët “Dy çmenduri në një video”, pasi kafsha është kthyer në një rrezik të vërtetë për burim aksidenti.
Siç shihet, dhia ka zbritur në mes të rrugës duke u shkëputur nga pjesa tjetër e dhenve më lart, pranë të cilave po qëndron edhe bariu.
Ndërsa për kamionin nuk është e qartë nëse ka ndaluar me kohë, apo kur ka pikasur dhinë dhe ka qenë në pritje deri sa ajo të lëvizte nga rruga e mjeteve…
Fatmirësisht, situata u mbyll pa incidente!





