Wanda Nara dhe prezantuesja e njohur argjentinase, Susan Gimenez, kanë vizituar qendrën stërvitore të Inter. Bashkëshortja e Mauro Icardi-t, në fakt, ka shoqëruar prezantuesen e “Telefe”, e cila ka shkuar në Milano nga Buenos Aires për të realizuar një kronikë mbi Mauro Icardi-n dhe Eanda Nara.
Gjatë intervistës, Gimenez, përveç Icardi-t, ka takuar edhe trajnerin Luciano Spalletti. Skena e zhvilluar mes dy femrave dhe trajnerit ka qenë shumë argëtuese. Wanda ka pyetur nëse mund të ndiqnin stërvitjen e skuadrës dhe trajneri është përgjigjur:
“Do të ishte mirë sikur të na jepnit edhe disa këshilla sepse nuk lejohet vetëm të shihni. Na duhen disa këshilla mbi mënyrën si është zhvilluar stërvitja”. Wanda ka sqaruar: “Gimenez është këtu për t’u njohur me lojtarët beqarë”. Spalletti nuk e ka mbajtur të qeshurën: “Për këtë lloj stërvitje janë të gjithë të gatshëm”. Wanda ka shtuar: “Natyrisht, të gjithë përveç Mauro-s…”. Kur Spalleti është larguar, Wanda i ka thënë prezantueses: “Trajneri është një gjeni”.





