Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije se do të organizojë eventin e përvitshëm Kupa e Flamurit, që këtë vit, ndryshe nga sezonet e shkuara, do të jetë në nivel ndërkombëtar.

Ky event organizohet më rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Më datën 28 Nëntor, FSHV do të organizojë dy ndeshje miqësore të ekipeve kombëtare, meshkuj e femra, ndaj homologëve të Kosovës.

Ky event do të organizohet në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park. Pra, ekipet kombëtare për meshkuj e femra do të grumbullohen sërish, 5 muaj pas pjesëmarrjes në Ligën e Europës, por këtë herë për dy miqësore ndaj Kosovës.