Diego Maradona pretendon se kapiteni i Inter Mauro Icardi është futur në përfaqësuesen argjentinase për shkak të gruas së tij, Ëanda.Legjenda e Napolit ka folur për Clarin, si gjithmonë pa doreza, për shumë argjentinas të botës së futbollit.“Nuk do të flas për përfaqësuesen argjentinase,” shprehet Maradona.“Një gjë që nuk më ka pëlqyer asnjëherë janë njerëzit që shesin tym. Mbaj mend që një ditë më telefonoi Sampaoli dhe më propozoi një projekt të përbashkët te Sevilla.“Në momentin që mori kryesimin e Argjentinës, ai ma kishte harruar emrin. Nuk më pëlqejnë njerëz të tillë.“Sampaoli mori Icardi-n në vend të Higuain dhe Aguero. Si mund të zgjedhës atë Pata de lala (dikush që vjedh gruan e shokut) në vend të tyre?“Atë që ka një grua që do të futet në botën e futbollit si agjente, atë që luan futboll me fëmijët e Maxi Lopez. E di mirë historinë.“Wanda ka telefonuar Bauza-n tre herë, paraardhësin Martino katër herë. Ma kanë thënë vetë trajnerët.”
“Icardi u fut në përfaqësuesen argjentinase prej gruas”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Egla Ceno nuk lë gjë pa thënë ndaj Luiz Ejllit
Banorët sërish në protestë kundër projektit TID Durrës
“Heshtja nuk është më alternativë!” Banorët sërish në protestë kundër projektit TID Durrës (VIDEO)
Gjermani/ Kush mundohet të shmang shërbimin shërbimin ushtarak, gjobitet me 1,000 euro





