Vajza e cila theu tabutë me paraqitjen e saj në reality shoun më të madh në Shqipëri, duke hyrë në zemrat e publikut, ndërroi jetë para tre ditësh, duke lënë të pikëlluar familjarët dhe mbarë rrethin shoqëror.

Ishte një vajzë nga një qytet i vogë, i mbyllur, por me shumë punë dhe angazhim ajo ndryshoi jetën e saj duke arritur shumë si në gazetari ashtu edhe në fusha të tjera.

Në fillim kishte punuar si mësuese, pastaj në Tiranë kishte gjetur punë si gazetare, ku rrethi i saj e kishin afruar shumë dhe e kishte ndihmuar të arrinte qëllimet e veta në karrierë.

Adela është komentuar shumë edhe për lidhjen e saj brenda shtëpisë së Big Brother me Bjordi Mezinin, ku pas një kohe të gjatë lidhja e tyre dështoi.

Por, ajo në njërën nga intervistat gjatë kohës kur ishin bashkë, kishte thënë disa fjalë, që janë dëshmi edhe sot.

Që nga ajo kohë, ajo kishte parashikuar që një ditë nuk do të ishte, duke thënë fjalët në vazhdim: “Aq sa kam lëvizur më pëlqen këtu, por është ndryshe kur ti jeton në Tiranë, ke një punë dhe jetë të ndërtuar dhe të stabilizuar.

Ndërsa me mua është ndryshe, sepse ç’më ndodhë një ditë, nuk më ndodh në tjetrën.”