Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira në zhvillim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje e shiu, të cilat do të përfshijnë kryesisht jugun dhe qendrën si dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.
Për ditën e diel pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal. Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.





