Jo rrallë herë futbolli amerikan është cilësuar si një sport burrëror dhe i dhunshëm, për shkak të ndërhyrjeve të forta që bëjnë sportistët ndaj njëri-tjetrit. Pamjet e fundit që vijnë nga ndeshja e Saints-Chicago Bears duket se aprovojnë këtë vlerësim.
Lojtari i Chicago Bears, Zach Miller, ka thyer këmbën në fushë pas një përplasjeje me një kundërshtar. Zyrtarisht dëmtimi u cilësua si një gju i zhvendosur, por burimet për ESPN-së dhe vetë pamjet tregojnë se problemi ka qenë më i rëndë sesa një zhvendosje e gjurit.
Dëmtimet e rënda duket se po kthehen në një problem në SHBA, pasi pak ditë më parë Gordon Hayward, një basketbollist në NBA, theu këmbën.





