Një paciente nga Bengaluru në Indi, vendosi të shkonte në spital pasi kishte dhimbje të tmerrshme koke dhe një ndjesi shpimi brenda veshit të saj.

Doktorët aty bënë zbulimin e pështirë: dhimbja e madhe e kokës u shkaktonte nga një merimangë e gjallë brenda veshit të saj.

Pamjet më poshtë tregojnë merimangën që zvarritet nga koka e gruas teksa ajo ekzaminohej nga mjekët.

Pacientja, e identifikuar vetëm si Lekshmi L, u tha gjithashtu mjekëve se ajo kishte një dhimbje bezdisëse dhe ndjesinë e shpimit të gjilpërave brenda veshit të saj të djathtë.

Sipas raportimeve, gjithçka kishte filluar pasi ajo ra në gjumë në verandën e saj, e në ato momente do i jetë futur në vesh merimanga, shkruan “The Mirrror”.

Dr. Santosh Shivaswamy tha se: “Është e rrallë të shohësh një merimangë të gjallë që lëviz brenda kanalit të veshit të dikujt”.

Ndërsa pacientja ka thënë se ishte ndjerë e tmerruar teksa ndiente lëvizjen e një krijese në veshin e saj.

S.L.