Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet as në merkaton e janarit. Emery ka kërkuar nga drejtuesit dy mesfushorë me tipare sulmuese dhe objektivat janë Joao Mario nga Interi dhe Wendel i Fluminenses.

Për të parin Interi nuk do të pranojë një ofertë më pak se 40 mln euro dhe në negociata mund të futet edhe një lojtar i parizienëve ndërsa për brazilianin mjafton një ofertë 20 mln euro për ta shkëputur nga Fluminense.