Të gjithë ata banorë të Durrësit që iu pëlqen adrenalina dhe përjetimi i çasteve argëtuese, tanimë do të kenë një variant më shumë për të kaluar kohën e lirë: së shpejti hapet Kartodromi i parë edhe në qytetin tonë!
Në Kartodrom do të përjetoni një eksperiencë unike. Makina të shpejta dhe adrenalina në maksimum do ju bëjë të largoni streset e punës së përditshme. Kartodromi ndodhet në një ambient të qetë larg zhurmave dhe kaosit të Durrësit. Vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit, ku më mirë se pranë rezervuarit në Spitallë, do të shtrihej kjo pistë për të gjithë të apasionuarit pas makinave dhe shpejtësisë?
E rrethuar me gjelbërim dhe ajër të pastër, mund të merrni miqtë tuaj më të mirë apo familjen dhe të kaloni një fundjavë ndryshe. Pronari i restorantit që ofron prodhime të freskëta mishi, ka menduar për gjithçka. Për fëmijët është vendi ideal për të luajtur në fushën e gjelbër apo edhe me patat e rosat pranë rezervuarit. E për ata më të mëdhenjtë, t’i japin fort pedales së gazit e të garojnë me miqtë e të afërmit…
Pista po bëhet gati për xhiro të zjarrta e pajisur me 5-6 makina… për afro një muaj, e dini vetë ku do jetë destinacioni i radhës *bye2*
S.L.





