Ndërsa është ende i freskët largimi mes polemikave i moderatores së emisionit të “Pasdites” Jonida Shehu nga televizioni “Top Channel”, dhe korrespondentit të Beogradit, Idro Seferi, ikjet nuk kanë të ndalur.
Një tjetër gazetare, ish-prezantuesja e “Pasdites”, Lira Burgija, ka vendosur të ndahet përfundimisht me këtë ekran.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një status ku thotë se tashmë do të jetë këshilltare për marrëdhënien me publikun në një kompani.
Kjo vjeshtë ka sjellë shumë ndryshime për këtë televizion e nuk është tepër të pyesim se ç’po ndodh atje?





