Me ardhjen e stinës së vjeshtës ulen edhe temperaturat, ndërsa për pak ditë do të humbasë dhe një orë ditë që do t’ia marrë nata. Ndryshimi i stinës mund të ndikojë te shëndeti fizik dhe tek shëndeti mendor, duke hapur rrugën e çrregullimeve të humorit, dembelizmit, përgjumjes, shtimit të urisë dhe të peshës.

Sipas Joel Young, drejtor i qendrës mjekësore në Rochester Center, në SHBA ka shpëtim edhe për ata që nuk durojnë dot sezonin e të ftohtit. Ja si ndikon ndryshimi i sezonit tek njerëzit.

1. Efektet e dritës se “reduktuar” dhe klima
Në radhë të parë duhet të jemi të vetëdijshëm për ato që shkakton sezoni i ftohtë. Ulja e dritës natyrore dmth zvogëlimi i ditës ka efekte në ekuilibrin tonë mendor. Kështu organizmi jonë ka nevojë për dritë që të prodhojë vitaminë D (mungesa e së cilës është e lidhur pikërisht me çrregullimet depresive).

Rreth 5% e popullsisë vuajnë nga çrregullime të humorit sezonal, të cilat ndodhin të gjitha gjatë ndryshimit të sezonit dhe në dimër. Gjithashtu një orë më pak dritë së bashku me qiellin gri dhe të ftohtin mund të ndryshojë ritmet natyrore të trupit tonë, duke çrregulluar oraret e zgjimit dhe kontrollin e urisë.

2. Roli ipublicitetit të Krishtlindjeve
Pra, siç e shihni nuk është vetëm klima që ndikon negativisht në humorin tonë në dimër. “Burim stresi janë dhe reklamat dhe publiciteti që bëhet disa muaj para se të vijnë Krishtlindjet. Në to tregohet një atmosferë e lumtur familjare, ku të gjithë janë bashkë ndërkohë që realiteti është ndryshe. Shumë familje nuk kanë mundësi të kalojnë bashkë darkën e madhe ose shumë të tjerë nuk kanë dëshirë të bashkohen me të afërmit e tyre”- thotë Joel Young.

Por si duhet të mbrohemi
Atëherë çfarë mund të bëni kundër gjithë kësaj stuhie negativiteti?! Duhet të shfrytëzoni sa më shumë orët e dritës natyrore. Duhet të organizoheni për një pushim dreke në ajër të pastër. Dhe në qofte se është e mundur të bëni terapi drite. Pastaj duhet të bëni rreth 30 minuta në ditë aktivitet fizik për 5 ditë të javës dhe të hani shëndetshëm duke përfshirë ushqimet të pasura me vitaminë B(peshk, vezë, bishtajore, arra, tërshërë, banania).