Elsidita Selaj është ngjitur në podiumin e Turneut Ballkanik të Boksit për femra, që u zhvillua në Sofie të Bullgarisë. Boksierja Selaj është ndeshur me një kundërshtare mjaft cilësore nga India.

Shqiptarja ka bërë një paraqitje të mirë përballë kundërshtares së saj indiane, duke mundur të fitojë dhe një raund. Por boksierja indiane ka pasur epërsi duke mundur t'i marrë më shumë pikë në gjuajtje Elsidita Selaj.

Elsidita Selaj mori pjesë për herë të parë në një turne ndërkombëtar, gjë e cila e ka kushtëzuar nga mungesa e eksperiencës. Pavarësisht kësaj, Selaj ka boksuar si e barbaratë ndaj kundërshtares dhe në fund ka arritur të ngjitet në podium duke marrë medaljen e bronxit në peshën +81 kg.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin 140 boksierë nga 21 shtete nga e gjithë bota. Elsidita Selaj është e para boksiere shqiptare që merr pjesë në një turne të tillë. Ajo shoqërohej në këtë turne nga trajneri i saj Jetmir Kuçi, i cili u shpreh i kënaqur me rezultatin e boksieres së tij.