Ish-lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu la politikën përpara zgjedhjeve të 25 qershorit i zhgënjyer nga aleati i tij Lulzim Basha.
Prej disa muajsh është zhvendosur në Bruksel, ku ka nisur një jetë të re, e tashmë ai duket se është shëruar nga plagët e tradhëtisë politike, pasi ka fituar një pamje të re ku spikasin ndryshimet në stilin dhe paraqitjen e jashtme.
Tashmë ai ka lënë edhe mjekër dhe vishet me një stil modern, me këpucë paksa vintage, pantallona të ngushta, xhaketa sportive dhe bluza pambuku.
Edhe pse është 48 vjeç, imazhi i ri të jep përshtypjen se ai la politikën për t’u bërë model. Të jetë e vërtetë kjo?





