Një letër e shkruar me dorë, e gjetur në trupin e një burri që humbi jetën në incidentin tragjik të Titanikut, pritet të dalë në ankand të shtunën me një vlerë prej afro 100 mijë dollarësh.

Letra e shkruar nga pasagjeri i klasit të parë, Alexander Oskar Holverson, për nënën e tij, në bordin e Titanikut, përshkruan përshtypjet e tij për anijen, ushqimin dhe muzikën.

“Nëse gjithçka shkon mirë, do të mbërrijmë në Nju Jork të mërkurën”, shkruante ai një ditë përpara përplasjes fatale të anijes me një ajsberg.

Holverson ishte një shitës i lindur në Minnesota, që udhëtonte i shoqëruar nga bashkëshortja Mary Alice, që i mbijetoi tragjedisë. Letra është një nga të fundit që i mbijetuan mbytjes dhe mban ende njollat nga zhytja e saj në Atlantik.