Nejmar e zbuloi lajmin dhe dëshirën e tij për ta lënë Barcelonën në dasmën e Lionel Mesit, në qershor, sipas ish-shokut të skuadrës, Ksavi.

Sulmuesi i Brazilit u transferua te PSG në gusht për rekordin e ri botëror të 222 milionë eurove, pas shumë javësh spekulime mbi të ardhmen e tij.

Ish-ylli i katalanasve këmbëngul në zbulimin e tij, por nënvizon se, vendimin për të pranuar propozimin e PSG-së e ka mësuar dy ditë përpara se marrëveshja të përfundojë.

Ksavi thotë se Nejmar e bëri të qartë se dëshironte të largohej nga “Camp Nou” në dasmën luksoze të Mesit dhe të fejuarës së tij Antonela Rokuco, në Rozario.

“Ai na tha në dasmën e Mesit se donte të ndryshonte”, u shpreh ish-ylli i Barçës për “BBC World Service”. ” E pyeta: Po përse? Dhe ai m’u përgjigj: ‘Nuk jam i lumtur në Barcelonë, preferoj të lëviz, të kem një eksperiencë të re te PSG’. Në fund të fundit, ky ishte vendimi i tij”.