Deputetët e Partisë Demokratike kanë surprizuar ish-kryeministrin Sali Berisha me një tortë për ditëlindjen e tij të 73-të.
Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se grupi parlamentar në përfundim të mbledhjes ka sjellë tortën duke uruar ish-kreun e kësaj force politike dhe së bashku kanë festuar.
Në një postim në ‘facebook’ një ditë më parë Berisha shkruante:
“Miq, sot 73 vjeç! Hyra ne vitin e katërt te vjeshtës time si pranvere! Mirënjohje te pakufishme për familjen time dhe te gjithe ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij! sb”





