Një djalë 11 vjeç ka humbur jetën pasi është sulmuar nga qeni i familjes.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Irlandën e Veriut, ku komuniteti lokal është tronditur me vdekjen makabre të vogëlushit.
Sipas asaj që raporton “BBC”, fëmija i quajtur Ryan Busa, u gjet me plagë të rënda në kokë i mbuluar nga gjaku. Policia beson se fëmija është sulmuar nga qeni i familjes, një Shepherd gjerman.
Babai i 11-vjeçarit është duke ndihmuar policinë në hetimet që po zhvillohen për këtë rast tragjik.
Hetuesit do të kryejnë veprimet e duhura për t’u siguruar nëse fëmija humbi jetën si pasojë e sulmit nga qeni apo nga shkaqe të tjera.





