Vajza diabetike ka bere qe Enkelejda Bundo prej 6 vitesh te mos punoje me.

Asaj i duhet te qëndroje ne shtëpi dhe te kujdeset per të bijën, e cila ne moshën 8 vjeçare eshte diagnostikuar me diabet. Nena tregon se kjo sëmundje është shume e vështire per t’u përballuar.

Enkelejda tregon se i duhen 400 mije leke ne muaj, per shërbimet spitalore per vajzën, çka ka bere qe bashkëshorti i saj te emigroje jashtë vendit per ti siguruar.

“Në këtë moment, nuk e pranoja për vajzën time. Ata thonin do ta shtrojmë, unë thoja pse… nuk e kisha idenë sesa e rëndë ishte të ishe i sëmurë me diabet. Pastaj është dhe ana financiare, burri është detyruar të largohet jashtë shtetit, filluan të gjitha gjërat, jo fishat jo aget, duhen pothuajse 400 mijë lekë në muaj.”-thotë Enkelejda.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës se fëmijeve dhe te rinjve diabetik, Asim Toro, kërkon qe shteti te mos rimbursoje vetëm insulinën per fëmijët dhe te rinjtë diabetike.

“Ne kërkojmë zgjidhje të rimbursimeve, jo vetëm të insulinës, por edhe të ageve, lancetave, të cilat na sjellin hepatit, për faktin se nga mosndryshimi i tyre fitojmë hepatit, kosto në ekonomi e kosto shëndetësore. Vjet komisioni financiar i la një buxhet shtesë Ministrisë së Shëndetësisë për fëmijët me diabet, por ky fond nuk e di pse nuk shkoi në drejtimin e duhur, sepse sot, fishat nuk rimbursohen”- deklaron Toro.

Endokrinologu ne QSUT, Florian Toti, thotë se ne 5 vitet e fundit kemi nje rritje te fëmijëve te prekur me diabet. Sipas tij, Ne Shqipëri po krijohet një brez i rrezikuar nga kjo sëmundje, si pasoje e ushqimeve te shpejta qe cojne ne obezitet, dhe moskryerja e aktiviteteve fizike.

“Ajo që është shumë problematike është që po krijohet një shtresë apo popullatë e rrezikuar nga diabeti tip dy që në moshën pediatrike që vjen si pasojë e ndryshimit të mënyrës së jetesës, shtimit të kalorazhit, pakëzsimit të aktiviteti fizik për fëmijët e rrjedhimisht rriskut për obezitet, i cili përbën një faktor që me kalimin e kohës, duke lodhur pankreasin më shpejt, të bëjë që të shpërthejë diabeti.’ – shprehet doktori.

Por cfare duhet te kene kujdes prindërit qe te mund te parandalojnë diabetin tek fëmijët?

“Nëse do të ndalojmë, a kufizojmë ushqimet superkalorike, picat, makaronat, sidomos salcat që përdoren në to, pijet e ëmbla që shoh sot të përdoren në masë, ne mundet të përfitojnë në parandalimin e shtimit në peshë, e rrjedhimisht fitojmë edhe një organizëm më të shëndetshëm.”-thotë mjeku.

Nje studim i ISHP-se doli ne përfundim se 1 ne 10 fëmije eshte obez, dhe se 2 ne 10 janë kandidate, cfare bejne qe mundësia e shfaqjes se obezitetit tek ta te jete shume e larte./VizionPlus