Transferta e Kukësit është një sfidë e vecantë për kapitenin e Teutës Nijaz Lena, 31 vjecari që një vit më parë u shpall kampion i vendit me verilindorët. Mesfushori nga Struga ishte një nga futbollistët me më shumë ndeshje jo vetëm tek Kukësi por edhe në kampionat, pasi në 30 takime është aktivizuar në 2415 minuta. 3 nga 4 ndeshjet që nuk ka luajtur i ka humbur për arsye pezullimi, ndërsa nga ish trajneri Ernest Gjoka cilësohej si një nga më të rëndësishmit në skuadër, për sigurinë që jepte në fazën mbrojtëse por edhe për tranzicionin drejt sulmit.
31-vjecari është duartrokitur nga tifozët vendas dhe pavarësisht se qëndroi në Zeqir Ymeri vetëm një sezon, arriti të fitonte zemrën e publikut vendas me grintën dhe vendosmërinë e treguar në fushë.Ndryshe nga cka bërë tek Flamurtari dhe Teuta ku ishte dhe një golashënues përpara se të bashkohej me Kukësin, me skuadrën e Gjokës nuk arriti të shijonte rrugën e rrjetës por asistet e tij nuk munguan kurrë, ashtu si në sfidën e Niko Dovanës më 15 prill.
Tashmë Lena rikthehet si kundërshtar dhe duke qënë një profesionist do të tentojë jo vetëm asist por edhe golin me Teutën, në stadiumin ku shijoi emocionet e mëdha të titullit kampion, me peshën e titullit mbi super për të ndëshkuar kampionët. Tifozët do ta mirëkuptojnë dhe ndoshta për të do të rezervohen duartrokitje, për mesfushorin fjalëpak dhe punëshumë që sot duket se i mungon skuadrës së Mladen Milinkovic.





