Shqiptarët e vaksinuar mund të shkojnë në Hungari dhe të kalojnë kufirin pa asnjë kufizim, duke filluar që sot.
Lajmin e marrëveshjes mes dy shteteve e ka dhënë ambasada hungareze në vendin tonë.
“Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid 19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.”, thuhet në njoftimin e ambasadës hungareze në vendin tonë.





