Këngëtarja e njohur, Rozana Radi që moderon emisionin investigativ-satirik ‘BOOM’ së bashku me Fiori Dardhën është përfolur shumë për zënkën që pati me të.
E ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, nuk mund të mungonte pyetja rreth mospjesëmarrjes së Rozanës në dasmën e koleges dhe mikeshës prej më shumë se 20 vitesh.
“Ne jemi tipa të ndryshëm, por për flamur të bardhë e mban Fiori. Unë e urova me thënë të drejtën dhe më kishte fshirë nga Instagrami. Unë nuk e dija, e pashë në një emision dhe i shkruajta: Wa, por turp s’të vjen që më paske fshirë? Po në dasmë si do ia bëjmë? Më tha bëj ç’të duash, ndaç hajde, ndaç mos hajde, s’vi fare i thashë. Ne kishim komunikim, por e kishim kush ‘nxeh’ më shumë njëra-tjetrën”, tha Rozana.





