Deputeti i LSI-së, njëherësh dhe nënkryetar i kësaj force politike, Luan Rama, ka shfrytëzuar punimet e Asamblesë se Unionit Ndërparlamentar që po mbahet në Shën Petërsburg të Rusisë për të marrë me vete si kujtim edhe një foto me Presidentin rus Vladimir Putin.
“Shën Petërsburg: me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin, pas seancës solemne të Asamblesë së Përgjithëshme të Unionit Ndërparlamentar”, shkruan Rama.





