Kryeministri Edi Rama është mjaft aktiv në rrjetin e tij social “Facebook”, ku të shumtë janë qytetarët që i komentojnë për problematika të përditshme. Mjaft prej tyre e kritikojnë edhe i sugjerojnë që të lërë llafet dhe të merret me punët e popullit, por përgjigjet e vetë kryeministrit në disa raste janë epike.

Një qytetar i ka shkruar me sportivitet se çfarë oferte përdor sepse bën dhe lidhje live dhe nuk i mbarohet oferta.

Qytetari: Ju që keni kaq shum ofertë në celularin tuaj,dhe bëni vidio drejt për drejtë, me tregoni ju lutëm ku i moret lekët për ofertë? Dhe çfar oferte perdorni ju?

Rama: Dede une nuk bej video (jo vidio) drejteperdrejte (shkruhet bashke jo me copa) prandaj te lutem (jo te lutëm) mos ngaterro oferten e ERTV me oferten e celularit tend, sic ngaterrove qobanin me Myzeqene.