Mega-hiti botëror, “Despacito”, kënga e Luis Fonsit në bashkëpunim me Daddy Yankee e lançuar në fillim të këtij viti (saktësisht më 12 janar), padyshim është kënduar nga shumë vende dhe në shumë gjuhë të ndryshme. Por me çifteli nuk besojmë ta keni dëgjuar ndonjëherë.
Instrumentalisti Fatmir Makolli e ka bërë të mundur këtë gjë. Ai e sjell "Despacito-n" në versionin më të veçantë, versioni Shqiptar me çifteli, i cili duket se është një kombinim fantastik.
Instrumentalisti Makolli ka shkruar :
"Përshëndetje për të gjithë adhuruesit e çiftelisë, përmes kësaj vepre (instrumental) e punuar në versionin shqip çiftelinë do ta njohë e tërë bota, ndërsa ne shqiptarët do të mburremi me të".
Videoja që pritet të bëjë xhiron e botës.





