Lajme të mira vinë nga shtëpia e modës Gucci, për dashamirësit e kafshëve.
Ata do të heqin dorë nga punimet me lëkurën e kafshëve, duke iu bashkuar iniciativës së marrë nga Armani, Stella McCartney dhe Net a Porter. Gucci është zotuar se nuk do të përdorë më gëzofin e vërtetë, gjë që e kanë bërë realitet që në koleksionin verë 2018.
Presidenti Marco Bizzari njoftoi se marka nuk do të përdorë më kurrë lëkurë qeni, dhelpre, lepuri apo ndonjë kafshe tjetër.
“Të kesh përgjegjësi shoqërore është një nga vlerat thelbësore të Gucci-t dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi të bëjmë më mirë për mjedisin dhe kafshët”, tha Marco.
Ai shpreson se kjo do të ndihmojë të frymëzojë inovacionin dhe të rrisë ndërgjegjësimin, duke ndryshuar industrinë luksoze të modës për mirë. Rreth 100 milionë kafshë në botë vriten vetëm për krijimet e industrisë së modës.





