Pas dy muajsh e zhdukur, policia suedeze ka gjetur kokën e gazetares suedeze 30-vjeçare Kim Wall.
“BBC” shkruan se koka e saj u gjet në një qese ku ndodheshin gjithashtu edhe dy këmbë, ndërsa në një qese tjetër ndodheshin rrobat e saj.
Zyrtarë të policisë thanë se pjesët e trupit u gjetën pas disa kërkimeve në det afër Kopenhagenit brenda disa qeseve, të cilave u ishin lidhur edhe disa pjesë metalike që të peshonin.
Gazetarja Kim Wall u pa për herë të fundit mbrëmjen e 10 gushtit kur po nisej me marinarin danez Peter Madsen për të shkruajtur një artikull për nëndetësen që ai e kishte ndërtuar vetë. Madsen tha fillimisht se e kishte lënë gazetaren në Kopenhagen shëndoshë e mirë, por më vonë e ndryshoi deklaratën duke thënë se ajo vdiq në një aksident pasi kishte goditur kokën në një kapanxhë dhe ai e kishte ‘varrosur në det’.





