Kombëtarja është duke u përgatitur intensivisht për ndeshjen mjaft të rëndësishme që do të luajë kundër përfaqësueses së Spanjës.
Ndeshja me iberikët është e vlefshme për kualifikueset e "Rusi 2018".
Në konferencën e radhës për shtyp, pyetjeve të gazetarëve iu përgjigjën futbollistët Armando Sadiku dhe Andi Lila.
“Të luash kundër kampionëve të botës dhe Evropës është një ndjesi e jashtëzakonshme sidomos për një kombëtare të një vendi të vogël si ne. Çdo futbollist do të dëshironte të zbriste në fushë me synimin për t'u përballur si të barabartë”,- tha Sadiku.
Ndërkohë mesfushori kavajas Andi Lila është tepër entuziast dhe shprehet se në takime të tilla nuk kanë nevojë për motivim.
Kundër spanjollëve çdo ekip e ka të vështirë të dalë me rezultat pozitiv, aq më tepër një ekip i vogël si kombëtarja jonë. Megjithatë te kuqezinjtë ka entuziazëm.





