Ditën e enjte, më datë 10 qershor do të mblidhet jashtë radhe Këshilli Bashkiak Durrës.

Në mbledhjen e cila pritet të mbahet në orën 12:00 nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, do të ketë këtë pikë në rendin e ditës:

“Për miratimin e listës së pestë të 35 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.”