Një nga jahtet më të mëdha në botë i quajtur Maltese Falcon, ka mbërritur sot në Portin e Sarandës. Jahti mban flamurin maltez dhe është në pronësi të kompanisë Pleon Ltd.

Kjo kompani e jep jahtin me qera te njerez të pasur për të udhëtuar.

Nuk dihet se kush ka mbërritur në brigjet e Sarandës me këtë jaht superluksoz, por mësohet se më parë e kanë marrë me qira aktori Tom Hanks, Hugh Jackman dhe një nga themeluesit e Google, Larry Page.