Është 76 vjeç, por pavarësisht moshës së thyer është futur në telashe. Shtetasi M.M. nga Durrësi po ndiqet penalisht nga policia e qytetit bregdetar, pasi ka dëmtuar makinën e një 27-vjeçari.
Sipas burimeve policore, burri i vjetër ka goditur me sende të forta, në lagjen nr.15, makinën e shtetasit F.I. 27 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme mjetit.
I riu, kur ka parë makinën e shkatërruar, ka bërë denoncimin në polici ndaj 76-vjeçarit.
Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.





