Kishte gjetur një mënyrë për të përfituar para duke mashtruar qytetarët durrsakë, por përfundon në telashe.

Kjo i ka ndodhur një të riu nga Shijaku, shtetasit B.M. 24 vjeç, i cili, një ditë më parë, është pikasur nga efektivët e rendit ndërsa po u merrte lekë me anë të letrave të bixhozit disa qytetarëve.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Efektivët e rendit, pasi kanë konstatuar se i riu nga Shijaku po konsumonte një vepër penale me veprimet e tij, kanë referuar çështjen në Prokurorinë e Durrësit.