Aksidentet rrugore shpesh herë kanë përgjakur rrugët e vendit dhe jo gjithnjë për gabimin e drejtuesve të mjeteve. Të shumtë janë rastet kur faji ka qenë i këmbësorëve si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në videon e mëposhtme, të publikuar nga Harta Digitale e Aksidenteve mund të shihni një rast të qartë të shkeljes sw Kodit Rrugor dhe rrezikimit të jetës.

Ashtu siç shihet, një çift shikohet teksa kalon në autostradë duke u ngjitur nga bordurat mbrojtëse dhe më e keqja akoma është se mbikalimi ndodhet jo më shumë se 100 metra.

Pakujdesia dhe mosdhënia rëndësi jetës mund të shkaktonte një akt fatal për të dy.