Një ngjarje që i kalon kufijtë e sjelljes harbute ka ndodhur në Londër, ku një shqiptar i quajtur Alban Saiti, 35 vjeç, po blinte një kafe, kur personeli i zhurmshëm në kafen me emër “Raoul” refuzoi t’i shërbente atij. Sipas tyre, rrobat e shqiptarit ishin shumë të pista, shkruan “The Sun”.
Ai ishte duke shkuar në punë, por pretendon se në momentin që do të merrte një kafe kamerieri i tha: “Ne nuk mund t’ju shërbejmë. Ju jeni i pisët”.
E Albani është përgjigjur se ai ishte një ndërtues dhe nuk punonte në zyrë, dhe për këtë arsye rrobat e tij ishin me njolla.
“Unë nuk punoj në një zyrë, unë jam një ndërtues. Çfarë duhet të bëj, të heq rrobat? Kam jetuar këtu për 20 vjet dhe kurrë nuk jam ndjerë aq i përçmuar”.





