Kur ata kalojnë si një bandë e vërtetë me motorët e tyre të mëdhenj, të gjithëve iu tërhiqet vëmendja nga zhurma që lënë pas dhe nga veçantia që i karakterizon.

Të organizuar i shohim shpesh në rrugë për të marrë atë adrenalinë që i bën të udhëtojnë me pasion me këtë mjet sa interesant, por dhe aq të rrezikshëm nga ana tjetër.

Në Shqipëri tashmë ka disa grupe motoristësh, të cilët kanë hapur shoqatat e tyre dhe që udhëtojnë periodikisht brenda dhe jashtë vendit. 

Një prej këtyre grupeve ka parakaluar ditën e sotme në portin më të madh të vendit, të Durrësit, duke bërë që të gjithë të kthejnë kokën dhe t’i filmojnë.