Pesë marinarët shqiptarë të cilët u ndaluan në Libi janë mirë dhe nuk kanë patur probleme.
Lajmi konfirmohet nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shqiptare, e cila përmes një njoftimi për shtyp, shprehet se ka komunikuar me ta dhe se po vijon punën në të gjitha drejtimet për zgjidhjen e situatës së krijuar me 5 marinarët shqiptarë, pjesë e anijes tregtare “Envi 1”.
Po ashtu po bëhen përpjekje që ekuipazhi të riatdhesohet sa më shpejt.
Anija me pronar shqiptar u ndalua nga autoritetet në Libi pak ditë më parë ndërsa mbetej mister fati i marinarëve shqiptarë.
Në përbërje të ekuipazhit prej 8 anëtarësh ndodheshin edhe 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla.





