Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur sot mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe diskutimi i një raporti mbi vendimet e gjykatave për dhunën në familje.
Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi prej ish-bashkëshortit të saj dy javë më parë, kreu i shtetit ka kërkuar një raport inspektimi mbi gjykatën e Kavajës e cila e dënoi me tre vite burg Fadil Kasemin në 2015-n.
Mes të tjerash KLD do të diskutojë edhe për çështjen e një tjetre viktime të dhunës në familje, siç është rasti i Liljana Rukos, e cila u hodh barbarisht nga dritarja e banjës nga bashkëshorti i saj, duke gjetur kështu vdekjen.





