Paris Saint Germain dhe Manchester City janë akuzuar nga presidenti i La Liga, Javier Tebas për “doping financiar”. Tebas tha se PSG po “tallet me sistemin” pasi shpenzoi 222 milionë euro për të marrë Neymar nga Barcelona. Tebas shtoi: “Ne i kapëm ata duke urinuar në pishinë. Neymar po urinonte nga trampolina! Nuk mund ta pranojmë diçka të tillë. Faktikisht nuk është vetëm PSG, por edhe Manchester City. Ne po kërkojmë të gjejmë të ardhura nga televizionet dhe reklamat për të mbajtur klubet tona të shëndosha financiarisht, ndërsa City bazohet vetëm te nafta për të marrë futbollistët në merkato.”Manchester City harxhoi 250 milionë euro në merkaton e verës, më shumë se çdo klub tjetër në EuropëUEFA po heton klubet e PSG dhe Manchester City, por deri tani nuk ka gjetur asnjë shkelje të “fair play” financiar, edhe pse drejtuesit e kampionatit spanjoll, ndër më të bukurit e planetit, mendojnë të kundërtën. City ka pronarë “Abu Dhabi United Group”, që nga viti 2008, ndërsa PSG është blerë nga shteti i Katarit, nëpërmjet fondit “Qatar Sports Investments”, që nga viti 2011. Për kundër-argumentin ku thuhet se klubet spanjolle si Real, Atletico dhe Barcelona janë penalizuar nga FIFA për lëvizje të parregullta më merkato, Tebas u përgjigj: “Këtë argument e përdorin vetëm fëmijët e mi. Kur i jap njërit biskotë, tjetri thotë, përse nuk më jep dhe mua?! Klubet tona paguan pasojat, City dhe PSG vazhdojnë me blerjet.”