Kur e punësuan, drejtuesit dhe administratorët e qendroës tregtare deklaruan se ai do të ishte një rojtar më i mirë se ata prej “kocke e mishi”, pikërisht sepse nuk do të mërzitej në vend-rojen e tij.
Por roboti Knightscope K5, i vendosur në një qendër të famshme tregtare në Uashington nuk e përballoi orarin e tejzgjatur të punës dhe vendosi të “vetëvritet” dhe e bëri këtë duke u mbytur në një shatërvan pranë vendit të tij të rojes.
“Kolegët” e tij njerëzorë thanë se u habitën nga ajo që panë dhe pas mbërritjes së ekspertizës “teknologjiko-mjekësore” u dol në përfundimin se roboti ishte vetëvrarë nga mërzia.
Knightscope 5 “punonte” prej pak muajsh në qendrën tregtare dhe përmes sistemit të kamerave të sigurisë dhe sensorëve lëshonte alarmin sa herë që vërente anomali në qendrën tregtare. Përveç se ishte në gjendje të kapte edhe anomalitë më të vogla, roboti ishte me leverdi nga ana ekonomike për qendrën tregtare, pasi konsumonte vetëm 7 dollarë në orë.
Pak muaj para se të vetëvritej, mbi robotin ishte ulur një klient dhe në një rast tjetër, një klient e kishte goditur me shkelma dhe të gjitha këto, duket se ishin të tepërta për të.
Roboti “vetëvritet”…nga mërzia (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Greqinë/ 110 raste dhe 9 viktima
Ebola në Kongo po përhapet me ritëm alarmant, OBSH paralajmëron për skenarin më të rëndë
“Ai bark duket fals”, Anne Hathaway u përgjigjet spekulimeve për shtatzëninë
Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 45 vatra zjarri në 24 orë, 12 mbeten aktive





