Vendosi të lexonte në fshehtësi ditarin e vajzës së saj 12-vjeçare, por aty zbuloi të vërtetën tronditëse.
Një nënë amerikane, e shtyrë nga disa sjellje të vajzës së saj, ka nisur t’i lexojë ditarin duke shpresuar të zbulonte aty çfarë e shqetësonte të miturën.
Por ajo që lexoi i zbuloi atë që vajza nuk kishte pasur kurajon t’ia thoshte.
Vajza ishte përdhunuar më shumë se një herë në shtëpinë e saj, nga një 18-vjeçar të cilin ajo e kishte njohur një vit më parë.
E shokuar, gruaja ka njoftuar menjëherë policinë, që ka nisur hetimet dhe ka çuar pas hekurave Taylor James Dusen. Pasi është ndaluar, djali ka pohuar se ka përdhunuar vajzën e mitur.
Ai rrezikon tani një dënim që varion nga 5 deri në 25 vjet.





