Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare e Mjedisit, ditë e dedikuar promovimit të mbrojtjes së mjedisit janë zhvilluar aktivitete të ndryshme edhe në vendin tonë.
Një nga temat më të nxehta mjedisore është fenomeni i ndryshimeve klimatike.
Shqipëria mbetet në listën e vendeve më të rrezikuara Evropiane dhe një prej qyteteve që po has ndikimin e klimës ekstreme është qyteti i Durrësit.
Të gjithë janë dëshmitarë të shirave intensiv në kohë të shkurtër që përmbytin vazhdimisht Durrësin e favorizuar kjo edhe nga betonizimi masiv duke ulur kapacitetin e thithjes së ujit nga toka.
Por Durrësi kthehet gjithashtu edhe në një qytet tepër të nxehtë gjatë verës që tashmë zë kohën e dy stinëve. Tymrat nga djegia e mbeturinave janë një problematike që përveçse është shqetësuese për shëndetin e njerëzve, është edhe një kontribim në çlirimin e gazrave serë në atmosferë. I njohur është edhe erozioni i vazhdueshëm i kodrave përreth dhe mungesa e mbjelleve masive.
Sistemi i transportit mbetet ende një plagë ndotëse dhe frymëmarrëse e qytetit antik.
Nisur nga të gjithë këto shqetësime, një grup aktivistësh e shfrytëzuan vëmendjen e kësaj ditë për të dalë në terren pranë komunitetit të të rinjve në qytetin e Durrësit e për të diskutuar me ta mbi këto problematika dhe si mendojnë për zgjidhjen e tyrë!
Kërkesat e komunitetit janë të qarta, rritja e vëmendjes së autoriteteve lokale për mbrojtjen e mjedisit, sistemimi i kanalizimeve dhe ujërave, transport publik i përmirësuar dhe ekologjik (elektrik), stacione karikimi të automjeteve dhe rëndësi të veçantë i kushtojnë krijimit të korsive të dedikuara për bicikleta çka do të çlironte transportin në qytet.
Nëpërmjet manifestimit në rrugët kryesore të qytetit me mesazhin “Vepro për Klimën Tani” , u kuptua se të rinjtë e qytetit të Durrësit janë ata që do të garantojnë mbrojtjen e mjedisit në të tashmen dhe në të ardhmen dhe kërkojnë mbështetje masive nga autoritetet dhe komuniteti i gjerë Durrsak.
Ky aktivitet u zhvillua me bashkëkoordinimin e Institutit të Politikave Mjedisore, Bicycle Durres, Durrësi Aktiv dhe Media Amfora.





