3 punonjës sigurie të portit të Durrësit kanë përfunduar në spital paraditen e sotme.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se te hyrja e katërt e portit, te Ura e Daljanit, ka patur rrjedhje gazi, si pasojë rojet kanë paraqitur probleme shëndetësore për shkak të ajrit të rënduar dhe janë dërguar në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar me të marrë njoftim policia, prefekti, inspektorë të mjedisit dhe ekspertët për të përcaktuar se çfarë e ka shkaktuar këtë situatë.
"Nuk është përcaktuar ende, nëse ka rrjedhje gazi apo jo, pasi aty në fakt ka depozita nafte"- thonë burime nga policia për "DurrësLajm".
Ndërkohë mësohet se 3 punonjësit e portit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut.