Forcat RENEA kanë gjetur pasditen e sotme armën me të cilën Mexhip Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.
RENEA ka gjetur armën e krimit të hedhur në lumin Lanë, disa orë pas vrasjes.
Vrasja ndodhi rreth orës 11:50, të ditës së sotme në një zonë të populluar të Tiranës, në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës. Kudret Saliaj mbeti i vrarë nga vjehrri i tij Mexhit Picari, ndërsa u plagos avokati i tij.
Çifti Saliaj prej disa vitesh kishte patur probleme dhe akuza të ndërsjellta për tradhti bashkëshortore dhe për dhunë fizike dhe psikologjike. Dhurata dhe Kudret Saliaj ishin në proces divorci dhe ditën e sotme do zhvillohej seanca gjyqësore, ku do të vendosej për kujdestarine e fëmijëve.





