Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka nxjerrë shifrat e rasteve aktive me COVID-19.

Manasterliu shkruan se në kryeqytet ka më pak se 100 raste aktive, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste.

Ajo thotë se ky është një tregues inkurajues për situatën e koronavirusit në vend dhe që po shkon drejt përmirësimit. Gjithsesi bën apel që vigjilenca të mos ulet dhe të kufizohet sa më shumë përhapja e COVID-19.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me covid19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste.

Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit

Kujdes, mos e ulni vigjilincën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e #covid19