Dy turistë janë raportuar të humbur në zonat e thella të Valbonës, që prej ditës së djeshme.
Policia ka nisur kërkmiet për ta gjatë gjithë natës, deri në orën 03:00 të mëngjesit, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tyre.
Punonjësve të Policisë që janë në kërkim të turistëve i janë bashkuar edhe alpinistët e vendit.





