Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së parë të Lushnjes është mbajtur senca për masën e sigurisë së shtetasit Sofokli Shani, autor i vrasjes se Rako Qorrit dhe plagosjes së djalit të tij Kejdi Qorri. Teksa hynte në gjykatë autori i ngjarjes kishte hedhur një bluzë në koke për të fshehur fytyrën.
Para gjykatës Shani ka pranuar akuzën e vrasjes dhe ka theksuar se e ka kryer aktin në gjendje të dehur, duke kërkuar më tej gjykim të shkurtuar, ndërsa në sallë të gjyqit, nuk ndodhej asnjë prej familjarëve të tij, bashkëshortja apo 3 fëmijët.
Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për 57-vjeçarin Sofokli Shanin.
Dinamika e ngjarjes:
Autori i ngjarjes ka ardhur në lokal dhe ka kërkuar të pijë një birrë, por pronari i lokalit, viktima Qorri, i ka thënë se do të duhej të mbyllnin lokalin për shkak të orës policore. Por, autori Shani ka insistuar ç’ka më pas shkaktoi një konflikt fizik mes tyre. Shani ka marrë një karrige dhe ka qëlluar pronarin e lokalit, por ka ndërhyrë djali i këtij të fundit.
57-vjeçari merr motorrin e tij dhe largohet për në shtëpi, por disa minuta më pas rikthehet me një kallashnikov. Ai hyn nga hyrja e pasme e lokalit dhe qëllon Rako Qorrin duke e lënë të vdekur, ndërsa djali i tij i cili ishte pranë të atit mori plumba në këmbë.





